Wednesday, May 27, 2015

Haki Demolli - Ministër i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës


Biografia:Datëlindja,  17. 02. 1963
Vendlindja, Prishtinë 

2014 - Ministër i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
2014 - Deputet i legjislaturës së pestë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 
2011 - 2014 - Deputet i legjislaturës së katërt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht  Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. 
2010 - Ministër i Drejtësisë  në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
2007 - Ekspert i angazhuar  në hartimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave,  Ligjit për Sport, etj.
2005 - 2008 - Anëtar i Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës.
2003 - 2004 - Anëtar i Grupit të Ekspertëve për Reformimin e Sistemit Gjyqësor të Kosovës.
2003 - 2010 - Drejtor i  organizatës joqeveritare ,,Qendra Juridike e Kosovës’’
2001 - Doktor i shkencave juridike, tema ,,Terrorizmi dhe luftimi i tij".
2000 - 2008 - Nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
1999 - 2003 - Ligjërues i lëndës ,,Çështjet ligjore", në Shkollën e Shërbimit Policor të  Kosovës në Vushtrri. 
2002, 2008, 2012 - Bashkëpunëtor, ligjërues, profesor asistent, profesor i assocuar dhe profesor  i rregullt në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
1995 - Magjistër i shkencave juridike, tema: " Zbulimi dhe luftimi i kriminalitetit  ekonomik me vështrim të posaçëm në territorin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për periudhën 1979-1988".
1987 - Asistent në lëndën: ,, Kriminalistika’’, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
1986 - 1987 - Praktikant gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
1985 - Diplomon  në  Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. 

No comments:

Post a Comment