Prishtinë, 27 maj 2015 - Në bazë të planit bilateral për bashkëpunim me jashtë të Ministrisë së FSK-së, Inspektori Gjeneral i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK) gjeneral brigade Bashkim Jashari, qëndroi për një vizitë zyrtare pune, në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, më: 13, 14 dhe 15 maj 2015, dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë.
Gjeneral brigade Bashkim Jashari me bashkëpunëtorë, në Inspektoratin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë u prit nga Inspektori Gjeneral i MMRK-së, gjenerallejtënant Mirko Sundov e ku merrnin pjesë edhe zëvendës Inspektori Gjeneral, gjeneral brigade Slaven Zvilkov dhe stafi i gjerë i inspektoratit. Gjatë takimit u shkëmbyen përvojat dhe njohurit e të dy organizmave përkatëse dhe u theksua nevoja e bartjes se përvojave dhe njohurive në kuadër të përmbushjes së standardeve monitoruese të nevojshme për integrim në NATO. Të dy Krye Inspektoret u pajtuan se bashkëpunimi bilateral në këtë fushë është shumë i mirëpritur duke pasur parasysh potencialin e përbashkët për bashkëpunim.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, Gjeneral Jashari i shoqëruar nga Gjenerali Zdilar vizitoi Akademinë e Mbrojtjes së Kroacisë. Ai u prit nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Slavko Baric dhe stafi i lartë i Akademisë së Mbrojtjes. Në kuadër të këtij evenimenti u prezantuan kapacitet edukative, stërvitore dhe trajnuese. Të dy gjeneralët biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mes të dy institucioneve. Ndërsa, në ditën e tretë të vizitës, Gjeneral Jashari i shoqëruar nga Gjenerallejtënant Sundov vizitoi industrinë ushtarake të Kroacisë, ku u njoftua mbi kapacitet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.
Inspektori Gjeneral i MFSK-së, gjeneral brigade Bashkim Jashari nga data: 20, 21 dhe 22 maj 2015, qëndroi për vizitë zyrtare edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, gjegjësisht në Inspektoratin e kësaj Ministrie. Gjeneral Jashari u prit nga Krye Inspektori M. SC. Roman Zupanec, shefi i Divizionit Civil të Mbrojtjes së Sllovenisë M. Sc. Bojan Benedik si edhe inspektori i lartë kolonel Tomaz Okraslar. Gjatë takimit dypalësh, diskutuan për çështje që i preokupojnë të dy inspektoratet përkatëse. Gjatë takimeve në Inspektoratin e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë u diskutuan temat: funksionimi i përgjithshëm i inspektorateve përkatëse, programet trajnuese të inspektoratit të Sllovenisë, aktivitetet praktike të inspektimit dhe bashkëpunimi me organizmat tjera të mbikëqyrjes.
Në kuadër të kësaj vizite, Gjeneral Jashari u pritë edhe nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Msc. M. Bizjak. Gjatë këtij takimi u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke e cilësuar si mjaftë të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm. Gjenerali Jashari, këto vizita i cilësoi të dobishme, edhe për shkak të fazës në të cilën gjendet FSK-ja, ngase siç thotë, Ai, “ne i kemi konfirmuar kapacitetet e nevojshme si Forcë të tanishme, dhe synimi ynë është bërja e mekanizmave efektiv të mbikëqyrjes dhe kontrollit të brendshëm edhe për fazat e ardhshme, në të cilat, ne si forcë mund të avancojmë.